ITALI- Kryeministri Edi Rama është pritur në Itali me një ceremoni zyrtare nga homologia e tij italiane, Georgia Meloni. Rama dhe Meloni zhvilluan më pas një takim kokë më kokë, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
Visualizza questo post su Instagram
Rama ka ndarë pamje nga takimi përmes postimeve në rrjete sociale, teksa ka publikuar një foto krah homologes italine, duke u shprehur se asnjë qeveri italiane nuk ka bërë më shumë për Shqipërinë sesa ajo e Melonit në 35 vite.
"Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë", shkruan Rama.
A cinque mesi dal Vertice Intergovernativo di novembre, il colloquio di oggi a Palazzo Chigi con il Primo Ministro della Repubblica d’Albania, Edi Rama, ha permesso di fare il punto sul rafforzamento del partenariato tra le nostre Nazioni nei settori di interesse comune, con un… pic.twitter.com/VWSIUizdxE
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) April 16, 2026
Gjithashtu, edhe Meloni ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se ky takim u fokusua në forcimin e partneritetit mes dy vendeve në sektorë me interes të përbashkët, përfshirë lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm.
“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Pallatin Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, shkruan Meloni.