Politikë

Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë, Celibashi rrëzon ankimimin e PD-së: S’u shkel Kodi Zgjedhor

Sipas tij aktiviteti ishte i deklaruar dhe nuk përbënte shkelje të Kodit Zgjedhor.

F.I
Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë, Celibashi
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike në lidhje me aktivitetin e kryeministrit Edi Rama në sheshin “Skënderbej” me stafin e Bashkisë së Tiranës. Sipas tij aktiviteti ishte i deklaruar dhe nuk përbënte shkelje të Kodit Zgjedhor.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe në favor të mazhorancës.

"Ky është karshillëk, është të mos e dëgjosh Edi Ramën. Duket e kotë beteja jonë me ju për të garantuar zgjedhje me standarde" tha ai.

Si fillim ishte Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i cili u shpreh se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Vendimi u mor pas ankimimit të Qëndresës Qytetare. Kjo e fundit i kishte kërkuar fillimisht kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, që ta ndalonte mbajtjen e takimit të kryeministrit Rama me punonjësit e Bashkisë.

Takimi i Ramës me punonjësve të të gjitha shërbimeve në Bashkinë e Tiranë, u mbajt më 20 shkurt, 10 ditë pasi SPAK arrestoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB