Politikë

SPAK mbyll hetimet/ Shtyhet njoftimi i akuzës për Metën, Kryemadhi shkon para hetuesve: I kam ngjarë babait, mamin e kam snajper!

Njoftimi për Metën do të bëhet ditën e hënë. 

k.m.
SPAK mbyll hetimet/ Shtyhet njoftimi i akuzës për Metën,
Ilir Meta

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës; ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Sot ishte planifikuar që në orën 10:00, Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka paraqitur një kërkesë për shtyrje, duke informuar se ndodhet me pushime jashtë vendit. Ndaj njoftimi për Metën do të bëhet ditën e hënë. Pas publikimit të lajmit, një reagim ka ardhur nga vetë Meta, i cili bën me dije se sot pa marrë asnjë shkresë i kishin shkuar në qeli për ta dërguar në SPAK. 

"Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi. U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian. Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur. Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme: ZERO fakte penale! ZERO prova penale! ZERO akte dhe vendime të paligjshme! ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit! ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit! ZERO pasuri të paligjshme!,"-shkruan Meta. 

Ndërkohë, që Monika Kryemadhi ka shkuar vetë në SPAK me vendimin për mbylljen e hetimeve. Pasi bëri me dije faktin se sot është hera e fundit që shkon në SPAK dhe se seancat e gjykimit do i ndjekë me anë të avokatëve, nuk e kurseu as ironinë. Para gazetarëve, ironizoi SPAK për thirrjen e nënës së saj ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme për t’iu komunikuar akuzat.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Monika Kryemadhi: Avokati im është në një masë sigurie tjetër por jam e bindur se kemi një ekip shumë të mirë avokatësh që do të bëjnë risi për proceset gjyqësore. Me thënë të drejtën kam marrë vesh që kur të shkojë çështja në gjykatë, unë mund të mos shkoj fare dhe të merrem me projektet e mia. Pse të shkoj? Dëshmitarët nuk kanë thënë asgjë kundër meje, as Ilir Metës, as mamasë time. Të gjithë kanë bërë lojë kungulleshkash, më the e të thashë. Kështu që i gjithë procesi është ligjor. Do i ballafaqojmë provat. Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje. Kam ardhur sot t'ju them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës. Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falendroj shumë që ishit kujdesur për të.

Një gazetar: I kishit ngjarë komplet zonja Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Është më snapjer se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë ëshyë pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime. I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy. Në fund fitoi? Çfarë fitoi? Mi ka vdekur, është harruar.

Pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, ajo dha sërish edhe një deklaratë për mediat.

Firmosëm ato fletët që s’jemi dakord! Do të shkojmë në gjykatë të fillojmë procedurat. Mamaja ime akuzohet se më ka ndihmuar mua, pastruese pra. Sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha ajo për gazetarët pas daljes nga Prokuroria.Akuzohem për fshehje pasurie. Vepër penale nuk ka. LSI ka deklaruar pagesat. Nëse kam kaluar vlerën 5 mln lekë të dhuratës, le të më çojnë në Gjykatë. Të ndahen shpenzimet që kemi bërë për ditëlindjen në SHBA. Kemi ngrënë drekën, janë paguar 1 mijë dollarë, të pjesëtohen, Monika dhe fëmijët i bie 80 dollarë për njeri. Pastaj kemi shkuar në Disneyland te Universal Studio, bileta 100 dollarë. Kanë qenë dhuratë për ditëlindje. Të gjitha këto janë telenovela, që për fatin e keq apo të mirë do i bëj filma në të ardhmen”, tha ish-kryetarja e LSI."

Edhe njëherë ajo theksoi se tashmë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta nuk ka lidhje as me kartat e saj bankare dhe as ka pasur dijeni për shpenzimet e saj në Amerikë. Por për akuzat e tij ndaj saj dhe nofkën që i vendosi "Zegjine e SPAK", Kryemadhi ia atribuoi Tedi Blushit. Këtë të fundit nuk e përmendi me emër, por si "fansin e garderobës së saj".

“Ç’lidhje ka Meta me shpenzimet? Që të marrësh një kartë bankare duhet të vendosësh emrin. Ilir Meta nuk ka qenë në Amerikë, le të verifikohet. Nuk e di nëse Meta ka internet në burg, por transmetuesi i kësaj është fansi i garderobës time, nëpërmjet vjehrrit të vet, se ai e frymëzon, se ua njoh rracën të gjithëve për fat të mirë. Mua më vjen keq për të gjithë këtë histori që ka ndodhur, këtë situatë, sigurisht kam përgjegjësitë e mia si nënë e fëmijëve të tij dhe bashkëshorte, nuk e shoh të arsyeshme t’i tregoj Metës marrëdhëniet e mia shoqërore. Unë kam qenë e lidhur fort nga ana sentimentale me të, kam qenë korrekte me të për çdo gjë. Kam qenë moralisht dhe shpirtërisht korrekte me Metën,”-shtoi Kryemadhi ndër të tjera. 

Kurse vetë Fatime Kryemadhi, e cila doli pas të bijës nga godina, foli shkurtimisht duke fajësuar Partinë Socialiste për hetimin ndaj familjes së tyre.

“U dhanë direktivat në Kongresin e PS-së dhe u shpërndanë. U dhanë në Kongres direktivat,”-tha ajo.

Ditën e djeshme iu njoftua mbyllja e hetimeve dhe akuza edhe Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos./ZËRI

Poll

MOS HUMB