TIRANE- Një sondazh i realizuar nga ZËRI ka zbuluar një minikampion se tre ministra të qeverisë aktuale gëzojnë mbështetjen më të madhe publike për të qenë pjesë e kabinetit të ardhshëm.
Në listë janë 3 ministrat aktualë, Belinda Balluku, Ulsi Manja dhe Igli Hasani. Të tre emrat konsiderohen nga qytetarët si më të suksesshmit në detyrën e tyre dhe me nivelin më të lartë besimi.
Pyetja drejtuar publikut ishte: 'Rama 4/ Cilin ministër të qeverisë e doni sërish në kabinet?' dhe nga votimi që ka qëndruar hapur për gati 2 javë rezultoi se morën pjesë gati 1 mijë votuesë, nga të cilët, 3 nga ministrat rezultuan më të votuarit.
A do të jenë sërish pjesë e qeverisë Rama 4? Për këtë duhet të presim paraditen e 11 shtatorit, kur Kryeministri Edi Rama do të prezantojë në orën 10:00 në Asamblenë e Partisë Socialiste ekipin e ri qeverisës që do të punojë për 4 vitet e ardhshme./ZËRI