Politikë

S'ka pushime për socialistët! Çfarë kërkoi Rama nga drejtuesit politik në takimin e sotëm? (POROSITË)

zh.ll
S'ka pushime për socialistët! Çfarë kërkoi Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm deputetët e qarkut Tiranë, drejtorët e bashkisë, si dhe drejtuesit politik të 12 qarqeve. Gjatë mbledhjes Rama ka renditur sërish disa ultimatume për deputetët, ndërsa vëmendja ka qenë edhe tek një nga aksionet më të debatueshme të verës, ndërhyrja brutale në peizazhin e mbrojtur të Thethit.

Kreu i qeverisë zhivlloi pjesën e dytë të takimit me ekipin e tij të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura, megjithëse burimet për mediat zbuluan porositë e kreut të qeverisë. Ndërkohë, siç u bë me dije më herët në fillim të takimit, kreu i qeverisë ka lënë një afat prej 10 ditësh për deputetët, që të dëgjojnë dhe të "raportojnë" problematikat e qytetarëve. 

Disa nga porositë e Ramës:

-Deputetët të dalin në terren dhe të dëgjojnë qytetarët për çdo problematikë që ata kanë

-Krijimi i Operatorit të Shpërndarjes së Ujit 

-Rifreskim të stafit administrativ në njësitë vendore

-Heqjen e licencës për çdo zyrë noteriale apo avokatie që ofron shërbime të platformës e-Albania me pagesë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB