Politikë

"Si kopshtet e Babilonisë”/ Rama: Një ndërtues në Tiranë gënjeu, nuk do marrë më leje

Rama nuk e përmendi me emër ndërtuesin, por tha se në projektin aktual kishte parashikuar fasadë të gjelbër dhe nuk ka mbjellë asnjë pemë.

F.I
"Si kopshtet e Babilonisë”/ Rama: Një ndërtues në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomeneve të ndërtimit abuziv dhe deformimeve të hapësirave publike në kryeqytet, duke vënë në shënjestër si ndërtuesit, ashtu edhe arkitektët e papërgjegjshëm që, sipas tij, lejojnë transformimin e projekteve fillestare për përfitime personale.

Kryeministri ka folur personalisht për një ndërtues në Tiranë, i cili sipas tij, nuk ka respektuar planin e ndërtimit. Rama nuk e përmendi me emër ndërtuesin, por tha se në projektin aktual kishte parashikuar fasadë të gjelbër dhe nuk ka mbjellë asnjë pemë.

Edi Rama: Duken ato si kopshtet e Babilonisë, se atë blejnë njerëzit. Ka një ndërtues këtu në Tiranë që ka marrë një leje me një fasadë që ishte e gjitha e gjelbër, këmbë peme nuk ka aty, por nuk do marrë më kurrë leje, sepse njerëzit që kanë paguar aty, kanë paguar edhe pemët. Ti shkon dhe blen apartament dhe shpreson për një komshi të mirë, por të bie përballë një axhustator dhe hap një axhusteri, dhe është si të bjerë dita. Dita kur sharrohet një dërrasë, tik e sharrën në tru dhe mezi pret ditën kur ngjitet ndonjë gomë biçiklete dhe ti nuk kupton gjë. Po a jetohet kështu? Kështu që besoj se të gjitha këto adresime janë të duhurat. Është një nen masiv që është përdorur në mënyrë abusive, 6 dhe 7, se e mësova dhe unë. Thoshin: kur flisje shumë, 7 është e tmerrshme. ‘Leje për punë përgatitore.’ E kam lejen, thotë ai, e ka zënë gjithë lagjen ai dhe thotë ‘e kam lejen.’ Shyqyr që doli dhe kreativiteti vlonjat, në Lungomare, doli pergolata prej hekuri. Kur dëgjon ‘pergolatë’, thua do shkoj nën ndonjë hardhi dhe do bëj dhe rrush. Atje është hekur gjithandej dhe u mbush Shqipëria me pergolata hekuri, dhe pemët i fusin brenda në lokal, ndërkohë që njerëzit nuk dinë nga të kalojnë, dhe na detyrojnë të gjithëve të ecim si në kohët e luftës: burri para, gruaja mbrapa. Çudi e vogël në fund fare: rresht për një të gjithë, se s’ka trotuar, dhe ndërkohë, tik e rreshtin tjetër. Tjetri ka rreshtin e vet dhe hajde merre vesh se si bëhet qarkullimi i këmbësorëve. Më dërgonte dikush një video: ‘Shihe mor shefi si ecin këto!’ Nuk e di. Trotuari i zënë këtej dhe poshtë pemës të gjithë me karrige, që ti të jesh duke pirë kafe, ai vjen parkon makinën, ti ha goditje me derë dhe i bie dikujt tjetër sipër me shpresën që aty s’po kalon njeri e të vrasësh një fëmijë të vogël. Jeta urbane e kryeqytetit!

Poll

MOS HUMB