
TIRANË- Situata në Tiranë ka arritur pikën e vlimit! Në Tiranë, në njësinë numër 5 u zbulua një zyrë, ku dyshohet se ishin duke punuar zyrtarë të shtetit që siguronin vota për Partinë Socialiste. Zyra u denoncua nga një qytetar dhe më mbërritjen e kamerave, të gjithë të pranishmit u larguan me vrap. Pak minuta më pas, në zyrë i shoqëruar nga Genci Lulja, mbërriti edhe kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Erion Braçe, i cili pati disa momente përplasje me gazetaren Ambrozia Meta dhe të anëtarët e tjerë të ekipit të medias.
Ekipit të medias i janë bashkuar edhe kandidatë të tjerë të opozitës për deputetë: Belind Këlliçi, Grigles Muçollari, Adriana Kalaja dhe Tedi Blushi. Edhe këta të fundit kanë pasur përplasje me deputetin socialist.
"Mos i jep më gojës,"-i thotë në një moment Këllici-Braçes.
DEBATI MES TYRE:
Genci Lulja: Ik ore copë mishi mos të të shoh këtu. Gangester ti!
Këlliçi-Policisë (telefonata e katërt): Kemi kapur një krim zgjedhor. Unë jam këtu në vendngjarje, është duke u transmetuar live gjithçka!
Braçe: More hiqe dorën ti! Hajde pak, hajde pak!
*një grua: Erion nuk ia vlen! Nuk ia vlen!
Këlliçi: Lëre të rrijë brenda, lëre, lërë!
Këlliçi-Policisë (telefonata e gjashtë): Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral. A do vijë patrullë apo jo? Ça keni njoftu? Fundërrina. Mos i jep gojës më oooo. Qepe gojën.
*futet Sali Lushaj
Genci Lulaj e sqaron: Ke besim tek mua? Më erdhën 3 çuna këtu. Më kanë rraf çunat. Unë jam burrë nuk jam kalama. Erdhën nja 3-4 çuna këtu dhe janë zënë. Nuk i ka prek njëri pra.
Këlliçi: Ti ça ke? Kush je ti? E di shumë mirë kush je. E di për çfarë kë ardhur. As nuk të llogarit njeri ty.
MOMENTI ME VIDEO:
View this post on Instagram
Policia ka mbërritur me vonesë, edhe pse është telefonuar disa herë.
“Jam Belind Këllici është telefonata e gjashtë. Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral në flagrancë. Rruga ‘Marko Bocari’. Është telefonata e gjashtë në 1 orë,"-dëgjohet teksa flet në telefonatë Këlliçi.
Disa minuta më vonë, kandidati Belind Këlliçi foli për mediat duke ngritur pyetjen përse duhet të ikin njerëz me vrap, kur janë duke kryer punën e tyre. Po ashtu, shtoi se për rastin ka telefonuar dy herë Task Forca e SPAK-ut, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Nëse dikush që s’ka shkelur ligjin s’ka pse të vendosë kapuç në kokë dhe t’ia fusë me vrap. Z.Braçe ka pretenduar se është zyra e tij e punës, zyra e tij elektorale. Kam gjetur një situatë të tensionuar mes aktivistëve tanë dhe një personi me precedentë që mbronte z.Braçe. Kemi telefonuar 6 herë Policinë e Shtetit, nuk vinte patrulla! Pasi kam telefonuar drejtorin e Policisë së Tiranës, pas 30 minutash ka ardhur Policia e Shtetit. Kam kërkuar këqyrjen e skenës kriminale. Zyra elektorale është e padeklaruar, pa logo. Në rastin më minimal kemi të bëjmë me një zyrë të padeklaruar, përdorim të administratës publike. Kemi telefonuar dy herë Task Forcën e SPAK-ut, s’më është përgjigjur asnjëri. Cila është arsyeja që z.Braçe thotë s’i njoh kësaj individë, nëse janë stafi i tij. Pse ishin hartat në mur, dhe pse ishin laptopat?!,”-tha Këlliçi.
Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 18:55, ndërkohë që pas mbylljes së procesit të votimit, në zyrë kanë shkuar edhe dy OPGJ, të cilët kanë nisur kontrollin e zyrës dhe marrjen e denoncimeve nga palët./ZËRI