Politikë

Samiti më 16 maj/ Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane, do të vijë edhe kancelari i Gjermanisë

Rama njoftoi se i pranishëm do të jetë edhe kancelari i ri i Gjermanisë.

F.I
Samiti më 16 maj/ Rama: Tirana do të jetë epiqendra e
Edi Rama

TIRANË- Kyeministri Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”. Rama e nisi fjalën me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj, ku njoftoi se i pranishëm do të jetë edhe kancelari i ri i Gjermanisë.

Edi Rama: Nga Kievi, në Madrid e Lisbonë. Plus sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, presidenten e KE, patjetër edhe drejtuesit dhe presidentët e bankave zhvillimore të Evropës, presidenten e FMN, që do të jenë të tërë në Tiranë më 16 Maj. Tirana do jetë epiqendra e politikës evropiane edhe njëherë tjetër deri në një moment historik për Evropën. Ku Evropa duhet të japë disa pyetje me sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Nga ana tjetër do të jetë tjetër promovim i Shqipërisë si destinacion, i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Poll

MOS HUMB