Politikë

Verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka- Çela: Rasti përbën vepër penale, po presim përgjigje nga Greqia

F.I
Verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka- Çela: Rasti përbën
Irena Gjoka dhe Olsian Çela

TIRANË-Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u pyet nga deputetët e opozitës për gjyqtaren Irena Gjoka të cilën e akuzojnë se ka fshehur një dënim nga Greqia për falsifikim dokumentesh. Çela, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka afat. Prokurori u shpreh se mosdeklarimi i të dhënave të vërteta në formularin e dekriminalizimit përbën vepër penale.

Pyetje: Irena Gjoka, rezulton e dënuar në Greqi, fakt që se ka deklaruar. A përben vepër penale, nëse po mund të na e specifikoni. Po sanksione administratave?  

Olsian Çela: Kjo çështje u trajtua edhe gjatë raportimit që bëmë në komisionin e ligjeve. Po përbën vepër penale, ishin 13 raste që ia kemi referuar prokurorisë së përgjithshme sa i përket deklarimit të të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit, ka sanksione penale sa i përket kësaj çështje, sa i përket sanksioneve administrative, në përfundim të verifikimit ia dërgojmë organit kompetentet që vlerëson hapat e mëtejshëm që kanë të bëjnë me sanksionet administrative. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë.  Ne kemi kërkuar që të dhënat të jenë të plota në mënyrë që t’i shërbejnë të gjitha organeve. Verifikimi na është kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Edhe me SPAK kemi pasur komunikimet përkatëse duke u dërguar materialet që lidhen me rastin. Ajo që mund të them është se Prokuroria e Përgjithshme është përpjekur të tregojë transparencë të plotë me këdo që ka pasur interes për të marrë informacion.

Irena Gjoka është gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen "Partizani", me të pandehur Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ajo është shpesh objekt i sulmeve nga Berisha, i cili e akuzon si mashtruese. Ndërsa, pasi u zgjodh gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika kryemadhi, gjyqtarja Gjoka u sulmua edhe nga Partia e Lirisë.

Kryedemokrati i Sali Berisha pretendon se Gjoka është dënuar më herët në Greqi me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikim dokumentesh dhe e ka fshehur këtë fakt. Lidhur me pretendimin e tij, Berisha ka publikuar edhe një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB