Politikë

Reagimi gjatë fjalimit të Xhaçkës, Braçe: Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!

Më tej, shprehet se reagimi i tij ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave që i kishin shkuar pranë fytyrës.

I.F
Reagimi gjatë fjalimit të Xhaçkës, Braçe: Po pse
Erion Braçe dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas publikimit të videos me reagimin e tij gjatë mbylljes së fushatës elektorale të PS, teksa Olta Xhaçka mbante fjalimin e saj. Braçe përmes një postimit në rrjetet sociale, tha se qëndrimi i tij nuk kishte të bënte me Xhaçkën dhe fjalimin e saj. Më tej, shprehet se reagimi i tij ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave që i kishin shkuar pranë fytyrës.

“Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?! Zgjodha veç këta dy televizione lajmi sepse mbajne edhe emrat A2 CNN dhe EURONEWS. Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shemtuar. Nuk kishte asgje ne reagimin tim te lidhur me fjalen e koleges Olta Xhacka. Me erdhi kamera para fytyres dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj.

Nuk e doja e as e dua ate vemendje!! Dhe po kaq thjeshte prodhohet nje gje kaq e shemtuar e qe realisht nuk ka lidhje me te verteten e qe te ben te ndihesh vertet keq!”, shprehet Braçe./ZËRI

Poll

MOS HUMB