Politikë

Rama takim me shtabin elektoral të njësisë 14 në Tiranë, batuta me Bashën: Luli e ka frikë bufin!

Rama u shpreh se ka më shumë nevojë për ndërhyrje dhe investime në zonë, ku lajmëroi se do të hiqen taksat për ndërtuesit e parkimeve.

I.F
Rama takim me shtabin elektoral të njësisë 14 në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.14 në Tiranë. Gjatë takimit, kryeministri u njoh me punën e deritanishme të strukturave në takimet në terren. Rama u shpreh se ka më shumë nevojë për ndërhyrje dhe investime në zonë, ku lajmëroi se do të hiqen taksat për ndërtuesit e parkimeve. Më tej, ai “thumboi” edhe Lulzim Bashën.

“Kjo zonë ka nevojë shumë për ndërhyrje. Janë bërë shumë ndërtime dhe ka nevojë për ndërhyrje insfrastrukturore. Edhe për shërbime publike. Kjo e takimeve vlen, një program i kombinuar edhe nëpërmjet bashkisë. Duhet lehtësuar kjo çështja e trafikut të makinave se është vërtetë e rënduar. Në pjesë të caktuara të Tiranës ka probleme edhe me parkimin dysh. Do heqim fare taksën e ndërtimit të parkimit. Sepse taksimi është bërë njëlloj për ndërtimin e parkimit, apartamentit, dyqanit. Nëse e heqim taksën e parkimit, e do ta bëjmë, do ketë koston e vetë, por s’do ketë ekstra dhe kështu do bëjë më shumë parkime. Do ta zgjidhim edhe këtë. Ore, po ky Luli ka ndonjë deputet këtu? Duhet të ketë ndonjë, apo ka nga ata që nuk njihen! Po vota a ka? Më bën shumë përshtypje, po e ka shumë frikë bufin. E ka frikë, jo jep e merr, doktori thotë, bufi etj., ma lë mua, për referencë, se ka frikë nga bufi! Po këneta si duket aty. Po Luli ka vota aty? Po ky që më sheh me inat ça është ky? Më sheh tër inat", tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB