Politikë

Rama për drejtësinë: Kur i jep shpatën, i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde

F.I
Rama për drejtësinë: Kur i jep shpatën, i ke hapur sytë
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10. Gjatë fjalës së tij Rama ritheksoi se Partia Socialiste është organizmi ku bëhen operacionet kundër korrupsionit. 

Edi Rama: Shpatën e ka pasur pushteti politik, ne këtë shpatë me reformën në drejtësi ia dorëzuam zonjës. Në momentin që ke dorëzuar shpatën, nuk e ke dorëzuar dhe i thua ti do ta përdorësh ku të të them unë, vetëm injorantët dhe lagësirat e kënetës mund ta interpretojnë kështu, por nuk funksionin kështu, Nuk e bën dot edhe sikur të duash. Kur e ke dorëzuar me vulë, me firmë ke thënë merre shpatën është e jotja. Kur i ke dhënë shpatën i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde, sepse shpata është për tu përdorur, jo për tu mbajtur në dollap. PS është bërë organizmi mbi të cilën bëhen edhe operacionet kundër korrupsionit, në këto operacione sigurisht që ka në organizmin e përgjithshëm të pushtetit edhe tumore për të pastruar. Por ndodh ndodhin edhe aksidente në këtë proces, sepse është një praktikë e re dhe natyrisht që është e dhimbshme e rëndë, stresuese të përjetosh gjëra të cilat nuk është e vështirë të kuptosh që janë gabim dhe të mbyllësh gojën 5 vite me radhë, por jo unë të gjithë dhe jo me kënaqësi asnjëri, por me vetëdije që po bëjmë gjënë e duhur. Kemi pasur momente që “tani shiko se bën mu nuk është kështu, jo lërë” sepse na ka interesuar që shpatën ata që e kanë marrë ta besojnë deri në fund se është e tyrja. Është sakrificë e madhe, nuk është kollaj.

Poll

MOS HUMB