Politikë

Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS, çfarë pritet të diskutohet

Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 09:30 dhe pritet të jetë një takim vendimtar.

F.I
Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS, çfarë
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë më 24 korrik Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 09:30 dhe pritet të jetë një takim vendimtar.

Lidhur me takimin ende nuk ka një axhendë zyrtare të bërë publike, ndërsa mbledhja shihet si një mundësi për të dhënë orientime të reja për punën e ekzekutivit dhe forcimin e bashkërendimit mes deputetëve dhe ministrave.

“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazhin dërguar deputetëve.

Poll

MOS HUMB