Politikë

Rama batuta me ushtarakët shqiptarë në NATO: Kam forcën magnetike të ariut Silva

Rama falënderoi pjesëmarrësit, duke thënë se prezenca e tyre aty ishte ndoshta edhe për shkak të forcës së tij magnetike të ariut Silva.

F.I
Rama batuta me ushtarakët shqiptarë në NATO: Kam forcën
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme në Bruksel me stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që punojnë në NATO. Rama falënderoi pjesëmarrësit, duke thënë se prezenca e tyre aty ishte ndoshta edhe për shkak të forcës së tij magnetike të ariut Silva. Kreu i qeverisë me batuta u shpreh se efekti i ariut për të është shumë i artë, ndoshta edhe për shkak të shtat lartësisë. 

"Unë e di që përveçse të qenit kryeministër kam edhe forcën magnetike të ariut Silva. Ariu Silva ka qenë një figurë shumë e njohur në Tiranë në vite e fëmijërisë time që herë pas here nxirrte zbutësi i vetë. Efekti i ariut për mua është shumë i artë. Edhe për shkak të shtat lartësisë, e kam efektin. Faleminderit që erdhët dhe e patë ariun nga afër. Ju uroj shumë shëndet. Mirë se të vini kur t’ju dëshirojë zemra në atdhe. Mos harroni se këtu nuk vihet në punë. Atdheu jonë e ka këtë. Të mban vonë natën dhe nuk të zgjon në mëngjes. Ndërsa këtu është e kundërta. Sot kur erdhën për të më çuar te hapja e kapitujve, ishte natë, por ishte në mëngjes,'- u shpreh Rama.

Ndër të tjera Rama tha se do të një propozime për riintegrimin e tyre në Shqipëri dhe do të punojnë me të njëjtat paga që ata kanë edhe aktualisht në NATO. Kreu i qeverisë ishte ditën e sotme në Bruksel, pasi Shqipëria çeli negociatat për 2 kapitujt e radhës, që përfshijnë marrëdhëniet me jashtë, politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, proces që e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian./ZËRI

Poll

MOS HUMB