Politikë

PS çon në Kuvend ndryshimin e rregullores, Balla: Nuk i kemi marrë opozitës asnjë Komision

Balla tha se opozitës nuk i është marrë asnjë komision, dhe ka mundësinë që të japë kontributin e saj në disa sektorë, si shëndetësia dhe arsimi

E.K
PS çon në Kuvend ndryshimin e rregullores, Balla: Nuk i kemi
taulant balla

TIRANË- Kreu i grupit të PS, Taulant Balla edhe njëherë i kërkoi opozitës që të mbështesë propozimin e mazhorancës për riformatimin e komisioneve parlamentare, si dhe për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Sipas Ballës, opozitës nuk i është marrë asnjë komision, teksa shtoi se ky riformatim bëhet në bazë të nevojave që ka vendi, drejt synimit kryesor të anëtarësimit në BE.

“Ky nuk është një propozim, por për herë të parë është depozituar i plotë dhe ka të bëjë me transformimin e Kuvendit sipas nevojës që ka vendi dhe Kuvendi. Nuk mund të vazhdonim me një ndarje komisionesh që në një sektor risillte një emërtesë nga Kuvendi Popullor i 88. Jemi në 2025, kjo mazhorancë dhe ky kryeministër javë votuar për të jetëzuar vizionin tonë për Shqipërinë në BE në 2030.

Puna në kuvend të reflektojë kapitujt, me fokus në disa fusha ku opozita ka rëndësinë. Nuk i kemi marrë opozitës asnjë komision, i kemi shtuar fusha jetike. Është jetike të drejtojë komisionin për arsimin, shëndetësinë dhe ndër më të rëndësishmit atë të të drejtave të njeriut”, tha Balla.

Poll

MOS HUMB