Politikë

'Protesta do të dëmtojë turizmin', Rama: Në Zvërnec takova njerëz që u masakruan nga “flamingot online”

Sipas kreut të qeverisë protestat do të dëmtojë turizmin.

F.I
'Protesta do të dëmtojë turizmin', Rama: Në
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij 'Flasim' ka komentuar takimin me banorët e Zvërnecit në Vlorë. Rama edhe njëherë përsëriti se shumë vende nuk e duan projektin në Zvërnec, sepse janë konkurrentë. Sipas kreut të qeverisë protestat do të dëmtojë turizmin.

Edi Rama: Shqipërisë i është besuar që të drejtojë Forest Europe. I është besuar nga Gjermania dhe vende të rëndësishme europiane. Kjo, sepse ne kemi bërë shumë për ta mbrojtur natyrën. Marrim stafetën nga Suedia, me bekimin e të gjitha vendeve të BE-së. Liqeni i Shkodrës është përfshirë në biosferën e UNESCO-s. Në Shqipëri qeveris një forcë që e mbron natyrën. Takova banorët në Zvërnec dhe vlen shumë më shumë se manipulimi nga çorba e ditëve të fundit. Atje takova njerëz, që u masakruan nga flamengot, ndërkohë që ata janë njerëzit që jetojnë në atë zonë. Takova ata që e kanë interesin drejtpërdrejtë mbi vendin aty, për të drejtën e tyre që të zhvillohen. Dhe njëherë Izraeli është futur kot fare në këtë mes, ndërkohë që investitorët kryesorë janë nga Katari. Disa e kanë me presidentin amerikan, të cilin gjysmën e urrejnë dhe gjysmën e duan. Disa vende nuk e duan projektin, sepse janë konkurrentë. Ka lloj-lloj njerëzish në protestë, ka djem dhe vajza që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre. Por kjo turma normale kthehet në mijëra njerëz, mund të dëmtojë turizmin. Mbase mund të humbasim shumë turistë këtë vit. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë për ekonominë tonë.

Poll

MOS HUMB