Politikë

'Na vodhën votat'/ 11 kandidatë kërkojnë pamjet e numërimit, KQZ: Janë në dispozicion, mund t'i shohin

Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut

F.I
'Na vodhën votat'/ 11 kandidatë kërkojnë pamjet e
Kërkesat

TIRANË-Një subjekt politik dhe 11 kandidatë kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ me pretendimin se iu vodhën votat. Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut.

“Në cilësinë e kandidatit për deputet në listën shumë-emërore të PD-ASHM ju paraqes këtë kërkesë për vënien në dispozicion të pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave të subjektt politik, pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, tabelave përmbledhëse të rezultateve të kandidatëve për deputet të Koalicionit PD-ASHM”, thuhet në kërkesën e Alimehmetit.

'Na vodhën votat'/ 11 kandidatë kërkojnë pamjet e
Ilir Alimehmeti

Gjithashtu, dhe Xhemal Qefalia, i cili u mund me diferencë të vogël nga Ornaldo Rakipi, ka bërë të njëjtën kërkesë, ndërkohë në qytetin e Durrësit, kandidatja demokrate Ilirjana Kuçana ka kërkuar rishikimin e pamjeve filmike.

'Na vodhën votat'/ 11 kandidatë kërkojnë pamjet e
Xhemal Qefalia

Edhe kandidatja e PS, Blerina Gjylameti, në garë të ngushtë me Olta Xhaçkën, e cila kryeson me 69 vota deri tani, ka bërë kërkesë në KQZ.

'Na vodhën votat'/ 11 kandidatë kërkojnë pamjet e
Blerina Gjylameti

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Rajmond Dervishi në Tiranë, Etilda Gjonaj e PS në Tiranë, Altin Goxhaj i PD në Tiranë, Aulon Kalaja i PD në Durrës, të cilin e mundi Arjan Ndoja si edhe Frrok Gjini i PS në Shkodër.

Në lidhje me kërkesën, në një konferencë për shtyp nga Parku Olimpik, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se nëse nuk ua siguron partia me të cilën kanë kandiduar, atëherë KQZ do u vendosë në dispozicion këto materiale. Celibashi nuk prefereroi të shprehej në lidhje me mundësinë e rinumërimit të tyre, pasi siç tha, është një kompetencë që i përket një organi tjetër.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Nëse një parti politike apo koalicion, iu kemi thënë që gjithsecili prej këtyre subjekteve mund të tërheqë në KQZ pamjet filmike. Nëse nuk i siguron dot për arsye të ndryshme, KQZ ua vë në dispozicion çdo kandidati. Unë e di se çfarë duhet të ndodhë por nuk dua të ndërhyjë në kompetencën e njërit apo tjetrit. Rinumërimi nuk ka të bëjë me komisionerin shtetëror. Nuk dua të jap një përgjigje për këtë gjë. Është njësoj si te jem gjyqtari i shkallës së parë dhe të them se çfarë do të bëjë Apeli.

Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota; Xhemal Qefalia ka marrë 9822 vota; Alimehmeti ka marrë 17,988 vota, ndërsa Aulon Kalaja ka marrë 8,117 vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB