Politikë

"Po ti je nipi i Enver Hoxhës?"/ Rama e pyet, ja si i përgjigjet ministri i Brendshëm

Rama ka pyetur ministrin lidhur me pretendimet që ka ngritur ndaj tij kryedemokrati Sali Berisha.

k.m.
"Po ti je nipi i Enver Hoxhës?"/ Rama e pyet, ja si i
Ervin Hoxha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pyetur ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai ishte vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha. Gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë, Rama ka pyetur ministrin lidhur me pretendimet që ka ngritur ndaj tij kryedemokrati Sali Berisha. Në bisedë me kreun e PS, ministri Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës, rrjedhimisht nuk ka lidhje familjare me ish-diktatorin.

MOMENTI ME VIDEO: 

Biseda mes tyre: 

Edi Rama: Ti je ketej nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej…. Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.

Ervin Hoxha: Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.

Edi Rama: Po ti je realisht nipi i Enver Hoxhës?

Ervin Hoxha: Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin. Nuk i falet doktorit ky gabim…

Edi Rama: Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…

Ervin Hoxha: E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe ketë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB