Politikë

‘Piramidat’ online dhe mashtrimet e qytetarëve shqiptarë, Braçe ngre alarmin: Po ju grabisin...autoritetet të nxitojnë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe bën thirrje për vigjilencë, teksa thotë se kompanitë tani kanë ndërprerë daljen nga platforma, duke mos lejuar që të marrin pas paratë që kanë investuar.

zh.ll
‘Piramidat’ online dhe mashtrimet e qytetarëve shqiptarë,
erion braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në mediat online se dy platformat TXEX dhe XEUX po mashtrojnë qytetarët online dhe përmes telefonave celularë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe bën thirrje për vigjilencë, teksa thotë se kompanitë tani kanë ndërprerë daljen nga platforma, duke mos lejuar që të marrin pas paratë që kanë investuar.

Braçe përsërit thirrjen e fortë për qytetarët që janë përfshirë në këtë skemë që të tërhiqen menjëherë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet. Po ashtu, Braçe i bën thirrje Policisë së Shtetit-krimin kibernetik e asaj ekonomik e financiar, Prokurorinë e Fierit, tiranes, SPAK-ut që të veprojnë sa më shpejt, duke theksuar se mijëra njerëz po grabiten.

Reagimi i plotë:

Beteja me piramidat online;

Xuexa ju nderpret viktimave daljen nga platforma dhe terheqjen e parave-nga dje kjo!

Pra te gjithe ata nga divjaka e lushnja qe kane tentuar te dalin dje e sot nga xuexa e kane te pamundur te dalin dhe te terheqin parate;

Te kalojne nga muri i tyre ne platforme parate ne binance e te vijojne per te terhequr cashin ne kosove! (albin di gje ti per kete?).

Shenja e dyte me e qarte e piramides eshte kjo!

E mbani mend rrapushin manual? Tregojuani femijeve qe te binden me në fund!

Per banoret e divjakes e lushnjes qe jane zhytur ne kete piramide online kam tani kete lutje:

Dje ne mbremje, pasi ju ndaluan te dilni nga xuexa, ne telegram ju njoftuan per grup te ri dhe platforme te re ku do te transferohen parate tuaja!

Mooooooos e hani edhe kete genjeshter!

Boooooll ju kane genjyer e grabitur! Boooooll!

Nje thirrje kam per policine e shtetit-krimin kibernetik e ate ekonomik e financiar, prokurorine e fierit, tiranes, spakun gjithashtu:

Nxitoni, nxitoni, njerezit e xuexa jane ende ne divjake e tirane; veproni se mijera njerez po grabiten!

Pak ditë më parë, deputeti socialist Erion Braçe, bëri një denoncim të fortë publik mbi ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është përhapur me shpejtësi dhe po shtrihet edhe në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes. 

ZËRI raportoi më herët se numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para është gati 6 mijë. Dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve janë në Lushnje dhe Lezhë./ZËRI

Poll

MOS HUMB