Politikë

PD zgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

Avokati do të ketë përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.

F.I
PD zgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat
Eduart Brahilika

TIRANË-Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Eduart Brahilika, me profesion avokat do të hyjë në garë për postin e kryebashkiakut. Avokati do të ketë përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Bashkia e Matit 'humbi' kryebashkiakun, pasi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. PD ka zyrtarizuar edhe kandidatin për bashkinë Tiranë, ku shpalli mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj. Ndërkohë priten kandidatët opozitarë për Beratin, Tepelenën, Vlorën dhe Cërrikun./ZËRI

Poll

MOS HUMB