Politikë

PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, Kolegji zgjedhor 'vulos' sot 11 majin!

Nëse Kolegji do të rrëzojë ankimimin e PD-së dhe do të lërë në fuqi vendimin e Rregullatorit, presidenti do të duhet të nxjerrë dekretin për datën e mbledhjes së parlamentit të ri në seancë plenare. 

F.I
PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, Kolegji zgjedhor 'vulos' sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot pritet të mbyllet përfundimisht beteja ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 

Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami ndërsa anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza. Në padi, PD ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi. 

Kolegji Zgjedhor është instanca më e lartë që mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin. Nëse Kolegji do të rrëzojë ankimimin e PD-së dhe do të lërë në fuqi vendimin e Rregullatorit, presidenti do të duhet të nxjerrë dekretin për datën e mbledhjes së parlamentit të ri në seancë plenare. 

Më 28 gusht, Komisioni Rregullator (KRR) shpalli rezultatin përfundimtar, duke certifikuar zgjedhjet e 11 majit. Kështu Partisë Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.

Ndërkohë, ZËRI bëri me dije se në datën 11 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare dhe do të shpallë qeverinë me të cilën do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Në Asamblenë e 11 shtatorit pritet gjithashtu të shpallen edhe emrat për postet e rëndësishme politike si zëvendëskryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS./ZËRI 

Poll

MOS HUMB