Politikë

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje

OSBE thekson rëndësinë e krijimit të një ambienti ku gazetarët të punojnë të lirë, pa presion dhe kërcënime.

k.m.
OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në
OSBE-ODHIR

TIRANË- Prezenca e OSBE/ODHIR në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas një deklarate zyrtare, OSBE thekson rëndësinë e krijimit të një ambienti ku gazetarët të punojnë të lirë, pa presion dhe kërcënime. Ndër të tjera në reagimin e tyre theksojnë rëndësinë e medias së lirë, si një gur themeli të demokracisë.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave. Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur,”- thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Ky është reagimi i dytë i vëzhguesve të OSBE në Shqipëri. Raportimin e parë e bënë pas ditës së zgjedhjeve ku theksuan problematikat dhe çështjet që duhen përmirësuar për zgjedhjet e ardhshme. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR në gjetjet paraprake se gara zgjedhore në Shqipëri ishte “e pabarabartë” për shkak të “keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore dhe pushtetit institucional nga partia në pushtet” si dhe nga mungesa e medias së pavarur, e cila nuk siguroi që votuesit të ishin të mirëinformuar mbi zgjedhjen që bënë./ZËRI

Poll

MOS HUMB