Politikë

Opozita protestë në Shkodër, Bardhi: Një nga viktimat denoncoi atentatin e dështuar, policia s’mori masa

Bardhi tha se një nga viktimat, Arlind Bushati denoncoi më parë në polici atenatin e dështuar, por nuk u mor asnjë masë.

I.F
Opozita protestë në Shkodër, Bardhi: Një nga viktimat
Gazment Bardhi

SHKODËR- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ndodhet në Shkodër në marshimin e organizuar nga opozita tha se masakra në Dobraç mund të ishte parandaluar. Bardhi tha se një nga viktimat, Arlind Bushati denoncoi më parë në polici atenatin e dështuar, por nuk u mor asnjë masë.

“Jemi këtu si qytetarë për të shprehur mosdakordësinë tonë për pushtetin që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër me shumicë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, Ishte ngjarje e paralajmëruar, ishte ngjarje rëndë, krijon frikë dhe terror për qytetarët, pa shfrytëzuar fatkeqësinë familjare të secilës prej viktimave. U shpreh ngushëllimet. Pushteti që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër për shkak të lidhjeve të forta me politikën dhe qeverisjen, është një fenomen që duhet të kundërshtohet. Një nga viktimat kishte denoncuar një atentat të dështuar në qendër të Shkodrës dhe policia s’ka marrë masë, nëse do të kishte bërë policia detyrën ngjarja do të ishte parandaluar”, tha Bardhi.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB