Politikë

Opozita në protestë! Kush janë tre deputetët demokratë që mungojnë

Deputeti ndodhet së bashku me një përfaqësi tjetër politike dhe parlamentare në SHBA.

F.I
Opozita në protestë! Kush janë tre deputetët demokratë
Sali Berisha

TIRANË-Teksa protesta e opozitës ka filluar, u pa se kryetari Sali Berisha doli nga selia në krah të deputetit Flamur Noka. Një mungesë e rëndësishme në protestë është ajo e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. Deputeti ndodhet së bashku me një përfaqësi tjetër politike dhe parlamentare në SHBA. 

Veç Bardhit në tubim mungojnë edhe Bledion Nallbati dhe Jorida Tabaku të cilët kanë shoqëruar kreun e Grupit të PD-së në SHBA.

Opozita në protestë! Kush janë tre deputetët demokratë
Bledion Nallbati, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku

Mësohet se për shkak të takimeve me diasporën kanë qëndruar në Michigan. Ndërkohë ka edhe shumë deputetë të tjerë që për shkak të tureve të Diasporës për zgjedhjet e 11 Majit ndodhen jashtë vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB