Politikë

“Numërim i votave në qendrat e votimit”/ Propozimi i PS për Reformën Zgjedhore: Të mos grumbullohen në KZAZ

Ulsi Manja tha se tani nuk ka më arsye që numërimi të bëhet në KZAZ dhe nëse kryhet në qendrat e votimit edhe rezultati del në kohë rekord, 2 orë pas mbylljes së votimit. 

zh.ll
“Numërim i votave në qendrat e votimit”/ Propozimi i PS
komisioni i ligjeve

TIRANË- Partia Socialise ka propozuar që numërimi i votave të bëhet në qendrat e numërimit siç bëhej deri në vitin 2005. Drejtuesi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Uli Manja tha se tani nuk ka më arsye që numërimi të bëhet në KZAZ dhe nëse kryhet në qendrat e votimit edhe rezultati del në kohë rekord, 2 orë pas mbylljes së votimit. 

“Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri do të dalë në një kohë rekord jo më shumë se 2 orë pasi mbyllet votimi. Shkaqet që na çuan te parashikimi i Kodit për numërimin e votave në qendra numërimi ka rënë. Ishin shkaqe dhe faktorë të tjerë atëherë që partitë e ndërmorën këtë veprim, që kishin të bënin me garantimin e procesit, shmangien e konflikteve në qendrat e votimit”, u shpreh Manja.

Numërimi në qendrat e votimit duke i shtuar edhe teknologjinë mund të mbarojë më shpejt, ka qenë ky propozimi i socialistëve në Komisionin e Ligjeve. Manja është shprehur se duhet kaluar te administrimi civil i procesit zgjedhor, pra të bëhet numërimi sapo mbyllet votimi.

“Sot janë mbi 5 mijë qendra votimi, është krejtësisht e mundur që teknologjinë që e kemi të përqendruar në qendrat e grumbullimit të votave, ta shpërndajmë në gjithë Shqipërinë dhe ta bëjmë numërimin sapo mbyllet votimi. Ka ardhur koha të kalojmë te administrimi civil i procesit zgjedhor”, tha Manja. 

Ky propozim i socialistëve vjen një ditë pasi kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla tha se maxhoranca do të ndërmarrë nismën për ngritjen sa më shpejt të komisionit për reformën zgjedhore./ZËRI

Poll

MOS HUMB