
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e fundit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Në një prononcim për mediat pasi ka dalë nga salla e Kuvendit, Berisha tha se statusi i bërë nga e ngarkuara me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, i kujtonte ish-ambasadoren Yuri Kim. Por shtoi se nuk do ta komentonte për shumë gjatë pasi “nuk donte diskutonte të shkuarën”.
"Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën, kjo është një administratë që ka vdekur. Duhet që të më pyesësh për të ardhmen. Nuk rri të komentoj unë tani që...çfarë të thuash ajo sikur ishte shkuar nga dora e Kim-it,"-tha Berisha në fjalën e tij.
Ndër të tjera, kryedemokrati bëri edhe për mbledhjen dypalëshe të qeverive Shqipëri-Kosovë më 20 Dhjetor në Prishtinë, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte bërë përpjekje të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit. Sipas tij, kryeministri duhet të japë shpjegime se përse janë vënë sanksione Kosovës dhe madje ndaloi këngën e himnit të ri të kombëtares, “Mora fjalë”.
"Procedura është përparësi absolute në çdo parlament, përveçse në këtë parlament. Kjo Pëllumbesha Spirogjoka, pas mbledhjes që kanë bërë në grupin e saj parlamentar është transfiguruar, ka frikë dhe tmerr se i nxjerrin 5 milionëshin kur të duan dhe si të duan. Pra, faktikisht kjo është kryetare e pakallur. Tani, meqenëse unë në fjalën time kisha disa çështje shumë të rëndësishme, po i ekspozoj këtu para jush dhe shqiptarëve. Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë nj akt i pranueshëm kombëtar. Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës,"-shtoi Berisha./ZËRI