Më shumë

Dita e gruas, kandidati i PSD me propozim konkret, Mula: 10 mln € mbështetje për sipërmarrëset, diagnostifikim falas për kancerin

Në takim u diskutua mbi rolin e gruas në shoqëri. Në fjalën e tij kandidati Mula shpalosi platformen e PSD për gratë dhe fuqizimin e tyre.

Redaksia Zëri
Dita e gruas, kandidati i PSD me propozim konkret, Mula: 10 mln €
Tedi Mula

Në ditën ndërkombëtare të gruas, me iniciativën e kandidatit për deputet në qarkun e Tiranës, Tedi Mula, Partia Socialdemokrate, në bashkëpunim me IMZHI Albania, përfaqësuar nga Prof. Erjola Aliaj, zhvilluan një takim me gra të sferave të ndryshme të jetës sociale dhe intelektuale. Në takim u diskutua mbi rolin e gruas në shoqëri. Në fjalën e tij, kandidati Mula shpalosi platformën e PSD për gratë dhe fuqizimin e tyre. Gjithashtu u cekën sektorë të rëndësishëm, mes të cilëve ai i shëndetësisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tedi Mula (@tedi_mula)

"Faleminderit të gjithëve që keni ardhur, por mbi të gjitha që nuk lodheni kurrë duke qenë një zë kaq i fuqishëm në jetën sociale dhe ekonomike në vendin tonë. Unë si kandidat dhe ne si parti, në programin tonë dhe në pjesën financiare, kemi menduar që të krijojmë një fond prej 10 milionë eurosh të cilat do të jenë për gratë që duan të zhvillojnë biznesin e tyre. E dyta, do të ofrojmë shërbime këshillimi falas për të gjitha gratë e dhunuara. Do të krijojmë dhe një portal që do të shërbejë që çdo dhunë të evidentohet në kohën e duhur. Diagnostifikimi, analiza për kancerin e gjirit, për kancerin e tiroideve, për kancerin e vezoreve, ne do të lobojmë shumë në parlament që të jetë falas për çdo grua mbi 30 vjeç" – tha kandidati i PSD, Tedi Mula.

Dita e gruas, kandidati i PSD me propozim konkret, Mula: 10 mln €

Dita e gruas, kandidati i PSD me propozim konkret, Mula: 10 mln €

Dita e gruas, kandidati i PSD me propozim konkret, Mula: 10 mln €

"Një takim ku ne celebrojmë, ne mbështesim njëra-tjetrën. Jeni femra të arritura në profesionet tuaja. Por ajo që unë e ndjej dhe e has çdo ditë, është se kemi nevojë të mbështesim njëra-tjetrën" – u shpreh Prof. Erjola Aliaj.

"Kompania që ofron benefite për punonjësit do të jetë pikërisht afrimi i paketës shëndetësore për gratë, për sa i përket çështjes së gjirit dhe të vezoreve" – tregoi një prej pjesëmarrëseve.

Në këtë takim interaktiv, gratë pjesëmarrëse ndanë eksperiencat, përvojat, si dhe shpalosën propozimet e tyre për forcimin dhe përmirësimin e rolit të femrës në Shqipëri.

"Një grua e bukur i pëlqen syve, një grua e mirë i pëlqen zemrës. E para është margaritar, e dyta thesar" – tha një tjetër grua pjesëmarrëse e këtij takimi. "Nëqoftëse vazhdimisht insiston dhe kërkon më të mirën nga vetja, është absolutisht e sigurtë që do të kesh sukses. Thjesht duhet të duroni dhe mbi të gjitha të respektoni veten. E kam kryefjalën e jetës time, respektin ndaj vetes" – tregoi një prej pjesëmarrësve.

Poll

MOS HUMB