TIRANË- Grupi parlamentar i Ps-së është mbledhur këtë të hënë për të vendosur ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Administrative Territoriale.
Kreu i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla në një prononcim për gazetarët, bëri me dije se është propozuar Arbjan Manzniku për të drejtuar Komisionin për Reformën Territoriale dhe Damian Gjiknuri për Reformën Zgjedhore.
Para gazetarëve Balla tha se është e rëndësishme adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, për depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore si dhe ligji për financimin e partive politike në fushtatat zgjedhire. Ai u bëri thirrje dhe kolegëve opozitarë që të ulen sa më shpëjt në tryezë për të çuar para këto reforma të reja.
“Në përmbyllje të mbledhjes, dua të informoj se grupi i PS do të institucionalizojë në orën 01:00 dy nisma që kanë të bëjnë me ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme në Kuvend, i pari Komisioni i Posaçëm për Reformën zgjedhore, traditë prej shumë vitesh që në fillim të çdo legjislature grupi i PS ka qenë nismëtari i ngritjes së këtyre komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore. Uroj shumë që komisioni të udhëhiqet nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend për të përmbyllur rekomandimet e OSBE ODIHR ndër vite, ku do të theksoja mbetet çështja e depolizitimit të Komisioneve Zgjedhore, duke risjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione të caktuara politike kontestuan punën e komisionerëve apo numëruesve të tyre vunë në dyshim cilësinë e punës së tyre. PS mbetet partia që ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit. Kam theksuar se ndër çështjet që duhet të adresojë Komisioni i Posaçëmi Reformës Zgjedhore me urgjencë mbetet rritja e transparencës së fushatave zgjedhore dhe të partive politike. Mund t’iu them se është bërë punë e mirë me shumë ekspertë të atashuar ndër vite. Ligji për financimin e partive politike bën pjesë në detyrat e shtëpisë dhe duhet realizuar brenda këtij sesioni. Uroj dhe shpresoj që edhe grupi parlamentar i PD, i Aleancës për ndryshim dhe PL, dhe deputetët e tjerë sipas projektvendimit qëe do miratohet të plotësojnë vakancat.”, u shpreh Balla./ZËRI