Politikë

Mediat greke: “Vorio Epiri ka vdekur”, Rama e konsideron një fantazmë të së shkuarës

Mediat e tjera e kanë vënë theksin tek tubimi i organizuar ngaminoriteti grek “Epiri i Veriut” që e konsiderojnë Ramën si të padëshiruar në Greqi.

F.m
Mediat greke: “Vorio Epiri ka vdekur”, Rama e konsideron një
Edi Rama

GREQI- Mediat greke i kanë kushtuar një artikull takimit që zhvilloi kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Greqi. Protothema është ndalur në vija  të përgjithshme, pa komentuar shumë gjatë detaje nga fjalimi i Ramës.

“Ky takim është pjesë e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të mbajtur kontakte me diasporën shqiptare, si dhe për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me emigrantët, si integrimi i tyre në shoqëri dhe të drejtat e tyre në vendin pritës. Megjithatë, shumë besojnë se kjo lëvizje është thjesht politike dhe një mënyrë tjetër për Ramën për të siguruar vota në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025,”- shkruan Protothema.

Mediat greke: “Vorio Epiri ka vdekur”, Rama e konsideron një

Mediat e tjera e kanë vënë theksin tek tubimi i organizuar ngaminoriteti grek “Epiri i Veriut” që e konsiderojnë Ramën si të padëshiruar në Greqi.

“Organizatorët e këtij tubimi kundërshtojnë praninë e Ramës, duke argumentuar se “shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek në Epirin e Veriut”. Përveç kësaj, ata i referohen burgosjes dhe largimit të Fredis Belerit si dhe vrasjes së Konstantinos Katsifas në tetor të 2018-ës në Bularat të Gjirokastrës,”-shkruan enikos.

Mediat greke: “Vorio Epiri ka vdekur”, Rama e konsideron një

“Jashtë tubimit kishte persona që protestuan për praninë e tij me të, duke i quajtur “fantazmat e së shkuarës” dhe duke shprehur keqardhjen për këto reagime që sipas tij nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Vorio Epiri është një term që ka vdekur, tha Rama,”- shkruan cnn.gr.

Mediat greke: “Vorio Epiri ka vdekur”, Rama e konsideron një

“Të mbledhurit kanë brohoritur slogane “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifa rron, ti na drejton”, ndërsa në makina lanë fletëpalosje me foton e grekut nga Vorio-Epiri, ku shkruhej se ai ishte vrarë nga shteti shqiptar,”- vijon më tej iefimerida.

Mediat greke: “Vorio Epiri ka vdekur”, Rama e konsideron një

Mediat greke: “Vorio Epiri ka vdekur”, Rama e konsideron një

Sot është takimi i dytë që Rama zhvillon me shqiptarët në Greqi, pas atij të mbajtur në Athinë, në kuadër të turit me Diasporën.

Poll

MOS HUMB