Politikë

Përfundon mbledhja e PS-së! Temat "e nxehta" që u diskutuan mes socialistëve, ja kur do votohet buxheti 2026

Çështja e buxhetit u diskutua gjithashtu në mbledhjen e socialistëve, pasi gjatë këtij muai pritet që të nisë puna për buxhetin e vitit 2026.

zh.ll
Përfundon mbledhja e PS-së! Temat "e nxehta" që u
ps

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në kryesine e Kuvendit, ku janë diskutuar disa çështje të rëndësishme. Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me seancën e fundit plenare. Konkretisht për votimin për anëtarët e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, proces i cili do të përsëritet në seancën e ardhshme plenare të së enjtes.

Çështja e buxhetit u diskutua gjithashtu në mbledhjen e socialistëve, pasi gjatë këtij muai pritet që të nisë puna për buxhetin e vitit 2026. Sipas burimeve, gjatë mbledhjes u tha se projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të  diskutohet dhe votohet në parim në seance parlamentare me 19 nëntor. Ndërsa më  11 dhjetor do të votohet në seancë nen për nen prpjektbuxheti.

Siç u raportua edhe më herët, në mbledhje u diskutua gjitashtu edhe për përmbylljen e procesit të kandidaturave për Avokatin e Popullit. Vlen të theksohet se gara në Kuvend për ata që duan të aplikojnë për Avokat Populli mbyllet më 3 nëntor, ndërsa deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura. 

Katër kandidatët:

Genta Bungo, e njohur për drejtimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) gjatë procesit të vettingut.

Saimir Vishaj, avokat, ndërsa mësohet se dosja e tij paraqet disa mangësi dokumentacioni. 

Ismail Tafani, një pedagog i drejtësisë.

Shkëlqim Sulo, jurist që më herët ka përfaqësuar PDIU-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pas mbylljes së aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë dëgjimet publike me kandidatët. Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota, një shumicë që e bën të domosdoshëm konsensusin mes palëve politike. Ngërçi i vazhdueshëm mes mazhorancës dhe opozitës ka bërë që ky institucion të mbetet pa drejtues të plotë për më shumë se 3 vjet. 

Poll

MOS HUMB