TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me deputetët e Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja zgjati rreth 90 minuta, ku kreu i qeverisë ndau porositë. Ky takim erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila doli me një vendim për çështjen e Erion Veliajt duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Mësohet se në takimin e thirrur nga kryeministri Rama është kërkuar të punohet për rienergjizimin e strukturave të partisë. U kërkua po ashtu vazhdimi i komunikimit me bazën dhe intensifikimi i takimeve me qytetarët. Gjithashtu raportohet se Rama ka kërkuar që të vijojnë takimet për të qenë gati për zgjedhje në çdo kohë.
Të pranishëm ishin deputetë të Qarkut të Tiranës, por edhe ekipi që u përcaktua nga PS për të qenë pjesë e fushatës për zonjën Manastirliu si kandidate për Bashkinë e Tiranës./ZËRI