
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në mbledhjet e dy qeverive tha se Kosova dhe Shqipëria janë dy vende që kanë marrëdhënie të mira, po ashtu edhe marrëveshje të forta tregtare. Kurti tha se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i madh, ku e përshkroi kufirin si barkushet e zemrës. Më tej, Kurti u shpreh se synimi i Kosovës është të bëhet gjithashtu anëtare në NATO, po ashtu si edhe njohja nga 5 vendet e Bashkimit Evropian.
Fjalimi i Kurtit:
Sot në Prishtinë moti është i ftohtë, por besoj se nuk ndikon aspak në atmosferën e ngrohtë në këtë sallë. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, dy republikat tona janë parlamentare dhe ju deputetë përfaqësoni qytetarët e të dy shteteve dhe pjesëtarët e të njëjtit komb. Dy shtetet tona janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë shekullore të shqiptarëve për ruajtjen e identiteteve dhe bashkimin kombëtar.
Ndjenja e vëllazërisë dhe përgjegjësia para qytetarëve motivojnë mbledhje si këto. Si kryesues i qeverisë së Kosovës shpreh kënaqësi që të dy kuvendet bëjnë bilancin në marrëveshjet e nënshkruara që nga mbrojtja, infrastruktura, bujqësia, tregu i përbashkët energjitik, lëvizja ndërkufitare, njohja e kontributeve shkollore, tekstet shkollore. Rezultatet e deritanishme të marrëveshjeve janë të prekshme për qytetarët. Shqipëria është ndër 5 vendet e para me të cilin Kosova ka shkëmbimet më të mëdha tregtare. Jemi të vetëdijshëm se nuk na lejohet mburrja për arritjet, kemi shumë punë për të bërë si qeveri dhe kuvende për të lehtësuar bashkëpunimet midis qytetarëve të dy republikave tona sepse siç e ka thënë poeti Primo Shllaku, kufiri Shqipëri-Kosovë është si kufiri ndërmjet dy barkusheve të zemrës. Kuvendet kanë rol të rëndësishëm për miratimin e marrëveshjeve dy palëshe.
Në Maqedoni, Mali i Zi dhe në Luginën e Preshevës, pasi janë komunitetit më diskriminuar, prandaj për ta është dedikuar buxheti 4 milionë euro për republikën e Kosovës, shpresojmë të jetë dhe ky një shembull për Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria besojnë për të drejtat e njeriut. Sot më shumë se kurrë vendet besojnë se kanë më shumë nevojë si NATO dhe BE. Ne në Kosovë na gëzon fakti që Shqipëria është anëtarë e NATO-s dhe kandidate e BE. Ndërkaq, NATO është në Kosovë, po Kosova jo në NATO. Po bën hapa për dallim të vetit. Ne nuk duhet të anëtarësohemi në NATO se nuk jemi mjaftueshëm të fortë, por nga NATO duhet të përfitojmë.
Sulmet në Banjksë dhe “Ibër-Lepencit” në jug, e kanë bërë çështje emergjente anëtarësimin e Kosovës në NATO, pasi vijnë nga i njëjti drejtim që është Serbia. Sot në Kosovë që po flasim mund të ketë akte terroriste, po tani që e kanë humbur kontrollin, është fundi i tyre. Aktet e tyre terroriste janë fundi i tyre. /ZËRI