Politikë

Maratona e numërimit të votave/ PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate.

F.I

 

TIRANË-Partia Socialiste kryeson thellë me 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate deputeti. E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate. Më a vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat.

Maratona e numërimit të votave/ PS kryeson me 83 mandate, PD 51
TABELA

Përkatsisht PS ka marrë 232931 vota në total, ose 83 mandate në Kuvend. 

Partia Demokratike ka arritur të marrë 152367 vota në rang kombëtar.

Partia Social Demokrate ka arritur të marrë deri tani 17565 vota ose 3 mandate.

Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë në rang vendi 15103 vota ose 1 mandat.

Partia Mundësia gjithashtu ka marrë 11544 vota ose 1 mandat.

Lëvizja Bashkë ka marrë në total 5507 vota ose 1 mandat në parlament./ZËRI

Poll

MOS HUMB