Politikë

Live në Facebook, Rama telefonon Ballën, zbardh axhendën e takimeve në Greqi

Gjithashtu, kryeministri bëri me dije se muajin Prill do të organizojë një tjeterë takim me shqiptarët në Itali. 

I.F
Live në Facebook, Rama telefonon Ballën, zbardh axhendën e
Edi Rama

TIRANë- Kryeministri Edi Rama ka telefonuar teksa ishte livë në "Facebook" ministrin për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën, për të folur për takimin me shqiptarët në Kretë. Rama bëri me dije se më datë 29 mars në orën 18:00, do të takohet me diasporën shqiptare në Greqi. Gjithashtu, kryeministri bëri me dije se muajin Prill do të organizojë një tjeterë takim me shqiptarët në Itali. 

“Do të kemi takimin e parë në Hania, një ndër qytetet më të mëdha të Kretës, ku jeton prej shumë vitesh një komunitet i madh shqiptar. Në fakt, prej shumë vitesh në të gjithë Kretën jetojnë 35-45 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të këtij ishulli, që është një destinacion kryesor turistik për Greqinë. Ndërsa në Hania jetojnë dikur 10-14 mijë shqiptarë, që janë shumë të integruar dhe të përfaqësuar edhe në organet e qeverisjes vendore. Takimi në Hania do të zhvillohet në një pallat sporti, ku do të marrin pjesë shumë shqiptarë, do të takohemi dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare aty, pa asnjë dallim të majtë apo të djathtë sepse në fund të fundit, kjo është për ta një vizitë historike që për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Kjo është në 29 pasdite në orën 18:00. Më pas do të kemi një takim tjetër me bashkatdhetarë që jetojnë në Athinë. Greqia është e dyta pas Italisë për numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar për të votuar në 11 maj. Dy javë më pas, kthehemi në Itali për të pasur një takim. Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos sepse ajo është pika që i bashkon të gjithë”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB