Aktualitet

"Listë e zezë" në TIMS dhe ndalim i hyrjes në BE...Çfarë parashikon paketa e sanksioneve për protestuesit që kryejnë akte dhune?

Propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.

zh.ll
"Listë e zezë" në TIMS dhe ndalim i hyrjes në
foto ilustruese

TIRANË- Masa të ashpra parashikohen ndaj personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave. Sipas burimeve pranë grupit që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, një nga propozimet është përfshirja e tyre në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin për t’u ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Europian.

Propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.

Propozimi është pjesë e paketës së masave të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë. Po sipas burimeve, synimi i kësaj mase është kufizimi i lëvizjes drejt vendeve të BE-së për personat e identifikuar. Megjithatë, deri tani mbetet një propozim, dhe një masë e konfirmuar apo miratuar.

Por, kjo është vetëm një nga masat, pasi kryeministri Rama paralajmaroi masa të tjera kundrejt protestuesve dhe familjeve të të miturve që kryejnë kate dhune në protestë. Gjatë takimit të sotëm me efektivët, Rama u shpreh se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre. Ndërkohë për studentët që ikin nga shkolla dhe dhunojnë Policinë, nuk do të kenë arsim falas, bursa dhe mbështetje financiare./ZËRI

Poll

MOS HUMB