Politikë

"Lamborghini i Noizyt nuk është rroga", Berisha: Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte

Me ironi, Berisha tha se edhe kandidatja demokrate amerikane për presidente Kamala Harris bëri të njëjtën gjë duke thërritur yjet e Hollyëood, por në fund nuk arriti të fitojë.

I.F
"Lamborghini i Noizyt nuk është rroga", Berisha: Kamala mori
Sali Berisha

PEQIN- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Peqin i ka bërë sërish thirjre kryeministrit Edi Rama për debat politik. Berisha komentoi edhe pjesëmarrjen e reperti Noizy në fushatën e Ramës, duke thënë se makina e tij nuk paguan pensionet dhe rrogat. Me ironi, Berisha tha se edhe kandidatja demokrate amerikane për presidente Kamala Harris bëri të njëjtën gjë duke thërritur yjet e Hollyëood, por në fund nuk arriti të fitojë.

"Të dashur miq, Edi Rama pasi zhyti qytetarët në varfëri, i la pensionistët në mjerim me pension mesatar 172 mijë lekë, të cilin nuk e marrin 57 përqind e pensionistëve se marrin më pak. Pasi përzuri në 10 vite rreth 45 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria. Pasi ndërtoi një parajsë të vërtetë, saraje dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës. 57 metra të gjatë e kanë themelin, me kopsht katër herë më të madh se vila e diktatorit. Duke deklaruar se kishte gjithsej 3800 euro. Pasi u martua me një pallat në pajë, 5 kate pallati pa asnjë faturë. Pasi zhduku në kontot e tij bankare 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Pasi plaçkiti dhe grabiti 225 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë në zonën më të bukur në detin Jon. Pasi ka rrëmbyer me baxhanakun e tij qindra milionë euro tek AKSHI dhe tendera të tjera. Pasi i dha të vëllait 38 mijë metër katrorë tokë të pronarëve tiranas tek Rrapi i Treshit. Pra miq, tani çfarë bën? U vë perde para syve, në një akt cinik, në një akt të papërgjegjshëm u vë qytetarëve shqiptarë perden. Dhe në vend se të japë llogari pensionistëve se pse i la me atë pension, u nxjerr marrëzitë e tij. Tallavara. U nxjerr banalitete. Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit.

I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon. Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush. Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro. Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel. Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet. Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles. Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe? Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte", tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB