Politikë

LaCivita flet për herë të parë, a mund të udhëtojë Berisha në SHBA

Megjithatë, ai shtoi se nuk mund të flasë në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit.

F.m
LaCivita flet për herë të parë, a mund të
Chris LaCivita

TIRANË- Chris LaCivita dhe kryedemokrati Sali Berisha kanë komentuar zhvillimet e fundit në politikë. I ftuar në "Top Story", LaCivita tha se lajmi që Berisha mund të udhëtojë sërish në SHBA, i është dukur i këndshëm. Megjithatë, ai shtoi se nuk mund të flasë në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pjesë nga intervista:

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Ka shitblerje vote në Shqipëri?

LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë. Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.

A ka PD një portë të hapur?

LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama.

Poll

MOS HUMB