Politikë

Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë: Në fokus Forumi Ekonomik i Delfit, takim ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis

Sipas mediave greke, gjatë kësaj vizite është planifikuar edhe një takim mes Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

zh.ll
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë: Në fokus Forumi
Mitsotakis-rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë pasditen e së martës drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik vjetor Delphi.

Sipas mediave greke, gjatë kësaj vizite është planifikuar edhe një takim mes Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Gjithashtu, bëhet me dije se Kryeministri Rama pritet të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik të Delfit, të mërkurën pasdite.

Siç raportojnë mediat greke, gjatë 24 orëve të fundit të dyja palët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me qëllim përcaktimin e mundësisë së zhvillimit të një takimi zyrtar, në varësi të axhendës së kryeministrit grek, i cili është kërkuar nga pala shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB