Politikë

'Zarfet të mos numërohen'/ KQZ rrëzon kërkesën e PD: Të fillojë menjëherë procesi për votat e Greqisë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk janë gjetur parregullsi në asnjë nga kutitë 

f.g
'Zarfet të mos numërohen'/ KQZ rrëzon
Ilirjan Celibashi

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të diskutuar në lidhje me numërimin e votave të Greqisë, të cilat ende nuk janë hapur për tu numëruar për shkak të kontestimeve nga Partia Demokratike, që deklaron se procesi i Diasporës nga Greqia ka parregullsi. KQZ vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike dhe kërkoi që numërimi për votat e Greqisë të nisë menjëherë. 

Marash Logu deklaroi në mbledhjen e sotme se nëse këto zarfa vërtetohen që nuk janë marrë nga zgjedhjet të mos i nënshtrohen procesit të numërimit.

“PD-ASHM nisur nga problemet e shumta që janë raportuar nga Greqia, që kishin të bënin me faktin nëse zgjedhësit e kanë marre e personalisht zarfin. Apo nga peron at të tjerë, ka kërkuar që në këto fazë të veçohen zarfet e ardhura nga Greqia, të kryhet verifikimi përmes dokumenteve dhe shpjegimeve të DHL nëse zgjedhësit e kanë marrë ata zarfin, apo dikush tjetër me ermin e tyre, pas këtij verifikimi ato zarfe që do rezultojnë të rregullta, që janë marrë dhe dërguar personalisht nga zgjedhësit, ti nënshtroheshin numërimit. S’mund të lejojmë një cenim kaq të rëndë të procesi zgjedhor që për shtetit shqiptar të mos e shprehin lirisht dhe personalisht vullnetin e tyre por të jetë dikush tjetër që ta bëjë në vendin e tyre. Ato zarfe për të cilat do kemi provën që janë shprehje e vullnetit të lirë të zgjedhësit shqiptar në Greqi, patjetër që do ti nënshtrohen numërimit. S’ka qenë qëndrimi PD që zarfet e Greqisë të mos i nënshtrohen numërimit.  Nëse duam të verifikohet informacioni dhe dokumentacioni. KQZ i është drejtuar me kërkesë DHL dhe pas këtij verifikimi le të shohim sa prej këtyre 53 mijë zarfeve reflektojnë vullnetin e shqiptarëve në Greqi dhe sa reflektojnë vullnetin e patronazhistëve të PS. Në këtë fazë ne themi të vijojë veçimi, të mblidhet informacioni, analiza apo kontrolli dhe më pas të shohim se çfarë do të dalë nga zarfet me materiale zgjedhore që kanë ardhur nga Greqia”, tha Logu.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk janë gjetur parregullsi në asnjë nga kutitë.

"Asnjë kuti nuk është vlerësuar e parregullt. Ndaj për këtë arsye, komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark. Ky numërim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,'- u shpreh Celibashi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB