Politikë

DOKUMENTI/ 6 mln dollarë kontratë lobimi! Berisha kërkon heqjen e non-gratas, pagesat i bën alpinisti shqiptaro-amerikan

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky  i kërkuar nga ligji amerikan.   

F.m
DOKUMENTI/ 6 mln dollarë kontratë lobimi! Berisha kërkon heqjen e
Kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka lidhur një kontratë lobimi dy vjeçare që mund të konsiderohet më e madhja në histori! Bëhet fjalë për një kontratë afro 6 milionë dollarëshe që Fondacioni Shqiptaro Amerikan i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci, do t’i paguajë kompanisë Continental Strategy.

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,”- thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

DOKUMENTI/ 6 mln dollarë kontratë lobimi! Berisha kërkon heqjen e
Kontrata

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike kërkon që të arrijë më shumë akses në Shtëpinë e Bardhë, por pse jo edhe heqjen e non-gratës kundrejt kryedemokratit Berisha. Ndoshta dhe jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish-sekretari Antony Blinken.   

DOKUMENTI/ 6 mln dollarë kontratë lobimi! Berisha kërkon heqjen e
Kontrata

Continental Strategy

Kontrata është firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në Neë York dhe ish-këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.

Nuredin Seci ka lindur në fshatin Markaj, Tropojë më 15 shkurt 1953, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike. Ai rezulton të jetë një alpinist. Në vitin 2022, ai u nderua me Titullin qytetar nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si Sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga socialisti Rexhë Byberi. Ai rezulton po ashtu koordinator i “Gazeta e Alpeve” po në Nju Xhersi.

DOKUMENTI/ 6 mln dollarë kontratë lobimi! Berisha kërkon heqjen e
Nuredin Seci

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.   

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

DOKUMENTI/ 6 mln dollarë kontratë lobimi! Berisha kërkon heqjen e
Kontrata

Kjo kompani është themeluar nga në vitin 2021 nga këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Carlos Trujillo.

DOKUMENTI/ 6 mln dollarë kontratë lobimi! Berisha kërkon heqjen e
Carlos Trujillo

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump. Një prej drejtuesve të kësja kompanie është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024. Wiles është edhe bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te kryedemokratit Sali Berisha. 

Poll

MOS HUMB