
TIRANË- Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" ka dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve! Adriatik Lapaj i ka "rrëmbyer" deputetin Dashnor Sulën, kryedemokratit Sali Berisha. Lëvizja erdhi për shkak se Sula u vendos në listën e hapur nga Partia Demokratike, gjë që nuk e pranoi. Ndaj edhe në momentin e fundit është vendosur i 19-i në listën e Elbasanit.

Lista në Tiranë hapet nga Ana Dajko, ndërsa po në Tiranë garon edhe Endrit Shabani, partneri në koalicion i Nismës Thurje; ndërsa Pano Soko duket se ka zgjedhur që të mos jetë pjesë e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Edhe vetë Lapaj, bashkë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë garon në Tiranë. Por jo vetëm kaq! Përveç Dash Sulës, "surpriza" tjetër është babai i tij, Ferman Lapaj, i cili do të kandidojë në listën e Qarkut të Beratit.

Më poshtë keni listën e plotë të kandidatëve për deputetë për 12 qarqet e vendit: