Politikë

“Kamera në çdo kantier ndërtimi”, Rama: Kush ndërton më shumë, do të mbjellë më shumë pemë

Kryeministri ka shpalosur një plan masash, që do të konkretizohen në ndryshime ligjore, me qëllim luftimin e ndërtimeve të paligjshme

E.K
“Kamera në çdo kantier ndërtimi”, Rama: Kush
edi rama

TIRANË- Në një konferencë ku po njofton reformën e re për sektorin e ndërtimit, kryeministri Edi Rama njoftoi njësërë risish që do të pësojë ligji. Rama tha se në çdo kantier ndërtimi do të vendosen kamera dhe procesi do të ndiqet në kohë reale, me qëllim dhënien fund të shkeljeve të lejeve.

“Sot që flasim, nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit kërkohet vendosja e kamerave në të gjithë kantieret e ndërtimit dhe ndiqet procesi në kohë reale”, u shpreh Rama.

Po ashtu kryeministri tha se ndërtuesit do të jenë të detyruar me ligj që të mbjellin pemë, në varësi të sipërfaqes së zhvillimit të pronës.

“Një tjetër masë është krijimi i fondit të gjelbër, i cili përcakton që subjektet ndërtuese duhet të mbjellin një sasi të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e ndërtimit, me vendim të Këshillit të Ministrave. Nëse një subjekt, për shembull, do të ndërtojë një sipërfaqe me 5 mijë metra katrorë, me këtë ligj lind detyrimi për një numër të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen që do të ndërtojë.

Është në raport me një plan që kemi përpunuar. Do të krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit dhe në ato pjesë të ndryshme të territorit do të sjellin pemët. Nuk ka më histori që ‘po, unë do sjell pemët dhe hajde shihemi’. Do të ketë një katalog të caktuar dhe subjektet do të dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë, do të mbjellë më shumë pemë”, tha Rama.

Poll

MOS HUMB