Politikë

"Ka një dosje hetimore për të", Benet Beci-Berishës: Dikush bën më mirë të shajë, ne bëjmë punën

Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike. 

F.I
"Ka një dosje hetimore për të", Benet
Sali Berisha dhe Benet Beci

ITALI-Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD Sali Berisha. Ky i fundi nga Shkodra, ku ndodhej një ditë më parë (2 prill), deklaroi se ka një dosje të rëndë hetimore për kryebashkiakun Benet Beci.

"Shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se kush është ai që i qeveris aty, se çfarë përfaqëson bashkiaku i Dobraçit. Tani, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama. Por ne jemi kundër politikës së pengjeve,"-u shpreh Berisha.

Ndërkohë pa cekur në asnjë rresht diskursin poltik Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike. 

Benet Beci: Secili bën më mirë atë që di. Dikush bën më mirë të flasi e dikush të shajë, ajo që ne dimë të bëjmë më mirë është të bëjmë punën. Shkodra nuk ka nevojë për aq shumë për një temperaturë politike, sesa për një motivim pune. Vetëm ktu ku jemi kemi hyrjen e Shkodrës, urën e Bahçallëkut, ky investimi që po bëjmë sot. A ka më shum përgjigje më të madhe më të bukur pë të qetë për qytetin sesa kjo, kshu që nuk do preferoja ta jap përgjigjen me fjalë, le ta japim me punë dhe gjithsecili e kupton. 

Kryebashkiaku Benet Beci inspektoi nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët duke zëvëndëuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e bçikletave. Janë një sërë investimesh që janë në proces në Shkodër, hyrjen e qytetit, Urën e Bahcallekut, rrugën Shirokë – Zogaj, pastrimin e Liqenit të cilat krijojnë një impakt jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB