Politikë

Elvis Roshi del hapur pro Berishës: Nuk isha maskuar, isha me kapuç prej shiut!

Ai shprehet se ndodhej në takim për të mbështetur kushëririn e tij, kandidatin demokrat për deputet Elton Roshin.

I.F
Elvis Roshi del hapur pro Berishës: Nuk isha maskuar, isha me kapuç
Elvis Roshi

TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka reaguar pas publikimit të disa fotove, ku ai u shfaq 'I maskuar' me kapuç në kokë në takimin elektoral të Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Roshi shprehet se ai po mbante kapuç në kokë sepse po binte shi. Më tej, ai në postim shton se nuk ka asnjë arsye që të fshihet. Ai shprehet se ndodhej në takim për të mbështetur kushëririn e tij, kandidatin demokrat për deputet Elton Roshin.

“Të dashur miq. Unë as nuk fshihem e as nuk nuk maskohem!!!!!

Disa media online dhe individë pranë qeverisë, kanë shpërndarë një lajm sikur unë kisha marrë pjesë i maskuar me kapuć në një prezantimtë kandidatëve të koalicionit opozitar “Shqipëria Madhështore” në lagjen time!

Por një sqarim:

Po!!!!!! Unë kam qenë aty me një kapuç të xhupit mbi kokë sepse jashtë po binte shi. Kaq! Për ata që më njohin, më duan apo dhe s’më duan, e dinë mjaft mirë që kjo është shumë qesharake. Sepse unë nuk jam nga ata burra që maskohem dhe aq më shumë të fshihem. Sepse nuk ka arsye as të kem frikë e as të fshihem.

Për ata që më njohin apo bëjnë sikur s'më njohin, kam dëshmuar t’i bëj ballë situatave politike shumë më agresive. Dua të sqaroj qytetarët e qytetit tim, Kavajën time të dashur! Dua të sqaroj miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët politikë dhe jo vetëm! Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt.

Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës, Elton Rroshi. Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër........ OK! Eltoni është një djalë i mrekullueshëm, një njeri i ndershëm dhe unë do ta mbështes jo vetëm pse është njëri i fisit tim, por sepse Ai meriton të jetë një përfaqësues i qytetarëve të Kavajës, dhe qarkut të Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan ai.

Elvis Roshi del hapur pro Berishës: Nuk isha maskuar, isha me kapuç
Elvis Roshi

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka treguar mbështjen e familjarët e tij kandidatë në Partinë Demokratike prej fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Roshi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Roshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.

Kujtojmë se Roshi kur drejtonte bashkinë Kavajë ka qenë i etiketuar me akuza nga Sali Berisha. Vetë kreu i PD ka komentuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, Elvis Rroshi, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB