
ITALI- Gjykata e Bashkimit Evropian mund të rrëzojë planin e Italisë për të sjellë në Shqipëri emigrantët azilkërkues të kapur në Mesdhe. Sipas marrëveshjes, në Shqipëri do të qëndrojnë vetëm emigrantët të cilët kanë prejardhje nga shtete që quhen “të sigurta”. Por këtu lind problemi, pasi Gjykata e BE-së thotë se nuk mund të cilësojmë nëse një vend është i sigurt për të gjithë ose jo. Madje kjo shkruhet në nenin 37 të Direktivës Evropiane 2013/32.
Pas një sërë vonesash që shtynë hapjen e dy qendrave në Shqipëri, të planifikuar fillimisht për majin e kaluar, qeveria ka siguruar se inaugurimi do të bëhet brenda tetorit. Qendra në Gjadër, e cila fillimisht do të mund të strehojë rreth 800 persona, do t'i kushtohet të ashtuquajturës procedurë të përshpejtuar për shqyrtimin e kërkesave për azil. Një tjetër problem sa i përketë kësaj çështje sepse BE ndalon proceduart e përshpejtuara që kanë të bëjnë me azilkërkuesit që vijnë nga vende të cilat nuk janë në Europë.
Sipas mediave vendase, përveç Shqipërisë, Algjerisë, Bosnje-Hercegovinës, Gambisë, Gjeorgjisë, Ganës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Marokut, Malit të Zi, Nigerisë, Senegalit, Serbisë dhe Tunizisë, qeveria Meloni ka përfshirë edhe Bangladeshin, Sri Lanka, Kamerunin dhe Egjiptin , nga të cilat vijnë shumë emigrantë që kalojnë Mesdheun, por edhe Kolumbia dhe Peruja. Sipas Direktivës Evropiane 32/2013, “një vend konsiderohet i sigurt në bazë të statusit të tij ligjor, duke parë zbatimin e ligjit brenda një sistemi demokratik dhe situatës së përgjithshme politike, ku mund të tregohet se ka nuk ka persekutim të përgjithshëm dhe të vazhdueshëm, as torturë ose forma të tjera dënimi ose trajtimi çnjerëzor ose poshtërues, as rrezik për shkak të dhunës pa dallim në situata të konfliktit të armatosur të brendshëm ose ndërkombëtar".
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Në bazë të saj, në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë emigrantë të paligjshëm që do të kapen në ujërat ndërkombëtare.
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. Agjencia tha do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut".
Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar./ ZËRI