Politikë

Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, deputetët raportojnë shqetësime shëndetësore, Bozdo akuzon policinë

Deputeti i PD-së Eno Bozdo ka akuzuar efektivët se kanë hedhur gaz lotsjellës brenda ambienteve të selisë, duke pretenduar se janë prekur personat që ndodheshin aty.

M.K.

Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, deputetët
TIRANË- Tensione janë regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike ku është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa disa deputetë kanë shfaqur shqetësime shëndetësore. Gjatë situatës janë shoqëruar edhe disa persona nga policia.

Deputeti i PD-së Eno Bozdo ka akuzuar efektivët se kanë hedhur gaz lotsjellës brenda ambienteve të selisë, duke pretenduar se janë prekur personat që ndodheshin aty.

“Kanë helmuar njerëzit të gjithë brenda. Këta i kanë futur bombolat e gazit brenda PD-së. Kanë dhunuar gra e burra që ishin për qejfin e tyre brenda PD-së. O çuna, kë keni komandant ju këtu? Erdhën e na provokuan. Panë njerëz aty dhe mbushën oborrin dhe godinën e PD-së me gaz lotsjellës. Duhet të ikin, të zhduken”, tha Bozdo./ZËRI

Poll

MOS HUMB