
TIRANË-Zgjedhjet e 11 majit janë vetëm pak ditë larg dhe partitë politike në garë kanë shpalosur programet e tyre që presin të japin rezultat. Një nga partitë në garë është edhe 'Nisma Shqipëria Bëhet', ku përfaqësues të saj ishin të ftuar në “Opinion”, ku madje vendosën dhe bast për skemat e programit të tyre.
Konkretisht ishte eksperti i ekonomisë, njëherësh kandidati Pano Soko, i cili teksa fliste për ekonominë, vuri një bast me gazetarin dhe drejtuesin e emisionit, Blendi Fevziu. Ai tha se nëse skema ultrasubvencionuese dhe agresive e ekonomisë nuk funksionon do të ikë emigrant.
"Ne të thamë që targeti jonë është që në 24 muajt e parë në të prodhojmë 5 miliardë euro shtesë në ekonomi. Në dy vjet 5 milirdë euro ekonomi jo buxhet, prodhim I brendshëm. Dhe nga këto ne prodhojmë diku te 1.5 miliardë euro buxhet. Ne flasim bazuar në projeksion. Unë vë bast këtu personalisht që nëse politika ultrasubvencionuese, agresive nuk funksionon mua nuk do më shohësh më në Shqipëri. Nëse nuk prodhojmë 5 miliardë euro ekonomi për dy vitet e para mua nuk më gjen më në Tiranë, do iki emigrant,"-u shpreh Soko.
View this post on Instagram
Basti u vu në studio dhe ai që e preu zyrtarisht atë ishte kryeredaktori i lajmeve në Tv Klan, gazetari Fatos Hakorja.