TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se negociatat e Shqipërisë me Bashkimi Evropian nuk kanë ngecur, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim të procesit integrues. I pranishëm në një aktivitet për prezantimin e vendeve të lira të punës në administratën publike, Rama theksoi rolin kyç të administratës në rrugën drejt integrimit evropian.
Kreu i qeverisë prezantoi nismën e re, një platformë që ofron pamje '360 gradë jo vetëm në shërbimin civil, por për çdo pozicion në sektorin publik. Kjo nismë, sipas Ramës, është një hap që krijon më shumë transparencë dhe krijon një bashkëpunim mes individit dhe shtetit që ka nevojë
“Jepet një pamje 360 gradë e të gjitha mundësive të punësimit në sektorin publik, jo vetëm për shërbimin civil por për të gjithë punonjësit. Nga ana tjetër i krijohet mundësia në mënyrë reale kujtdo që kërkon të kontribuojë në sektorin publik, jo vetëm të ketë një pamje të vendeve, por edhe të ndjekë dinamikën. Është një hap që krijon më shumë transparencë dhe krijon një bashkëpunim mes individit dhe shtetit që ka nevojë. E përfshin sektorin tonë publik në një pasqyrë ku të gjithë mundësitë janë të ekspozuara.
Ndryshe nga çfarë unë vetë e kam përfytyruar administratën publike, ka provuar të kundërtën nga shumë paragjykime që kanë ekzistuar. Koncepti për administratën publike ka qenë i mbytur nga shumë paragjykime, dhe kjo nuk ka lindur nga një boshllëk. Administrata ajo pjesë dërmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, por shkojnë çdo ditë në punë, ka përballuar një test të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar vendin tonë.
Ka ndodhur për surprizën e madhe të shumëkujt dhe timen, krejt e kundërta. Qindra punonjës të kësaj administrate e kanë përfaqësuar vendin tonë në këtë proces mjaft të vështirë të integrimit në BE”, tha kryeministri Rama.