Politikë

'Fitore PD në 11 Maj", Rama: Larg qoftë! BE nuk i sheh dot me sy ca tipa

Nëse fiton opozita, sipas Ramës, jo vetëm do të shkrihet SPAK-u por do të shtyhet edhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

F.I
'Fitore PD në 11 Maj", Rama: Larg qoftë! BE nuk i sheh dot
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rubrikën 'Sy më sy'. Një prej tyre i ka uruar fitoren opozitës, ndërsa Rama tha “qoftë larg” të fitojë zgjedhjet PD, pasi sipas tij, jo vetëm do të shkrihet SPAK-u por do të shtyhet edhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Edi Rama: Larg qoftë, larg qoftë për fëmijët tanë, larg qoftë për vendin, për marrëdhëniet me BE. Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa. Deri kur të hyjmë atje ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Kur të hyjmë është më ndryshe, por deri atë ditë, ti thua Fitore, për çfarë për të shkrirë SPAK, për të kthyer përmbys atë që ka nisur si luftë emancipuese, transformuese kundër korrupsionit. Çfarë do fitosh, ky nuk është futboll. Çfarë do fitosh ti?

/ZËRI

Poll

MOS HUMB