Politikë

"Filmojeni pak"/ Pas Ramës, edhe Berisha shfaqet me buf: Simbol i mençurisë!

Gjesti i kryedemokratit vjen si përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur Sali Berishën gjatë kohës si një “buf kënete”.

k.m.
"Filmojeni pak"/ Pas Ramës, edhe Berisha shfaqet me buf: Simbol i
Sali Berisha

TIRANË- "Bufi" është shfaqur sot edhe në selinë e Partisë Demokratike. Kryededemokrati Sali Berisha është shfaqur në konferencën e sotme për mediat, me një statujë të bufit në tryezë. Gjesti i kryedemokratit vjen si përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur Sali Berishën gjatë kohës si një “buf kënete”. Por nëse për Ramën, bufi është simboli i të vjetrës, për Berishën është simboli i mençurisë. duke më quajtur buf, injoranca nuk është argument”.

Berisha vendos bufin në tavolinë: Është simbol i mençurisë dhe vendimit, injoranca e Ramës nuk është argument

Filmojeni pak, ju lutem mos harroni. Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë. Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë. Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf. Injoranca nuk është argument, thotë Latini. Me keq e mbyllim këtë pjesë të konferencës për shtyp./ZËRI

Poll

MOS HUMB